Telegrafi

Firefox e Chrome mbrojnë privatësinë e përdoruesve

Alex Fowler nga Mozilla ka thënë se vegla “Do Not Track” do të jetë e para në vargun e hapave për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve. Ai nuk ka thënë se kur kjo vegël do të jetë në dispozicion të përdoruesve.

Përdoruesit e Chrome qysh tani mund të instalojnë vegla të cilat bllokojnë reklamat, por vetëm nga ato rrjete të cilat veçmë lejojnë bllokimin e reklamave të personalizuara, respektivisht të shënjestruara. Sipas kompanisë Google, këtu bien 15 rrjetet kryesore të reklamimit siç janë AOL Inc, Yahoo Inc. e Google.

Edhe versioni i ri i shfletuesit Internet Explorer, i cili është duke u zhvilluar aktualisht, do të përfshijë një opsion të ngjashëm, me faktin që vet përdoruesit do të duhet të krijojnë listën e faqeve të internetit të cilat duan t’i bllokojnë.

Në anën tjetër, Google e Mozilla zhvillojnë vegla të cilat do të funksionojnë pa pjesëmarrjen e përdoruesve. Në fakt, kur vendosni të kyçni këtë opsion, bllokimi është automatik.

Microsoft, Google e Mozilla kanë premtuar rritjen e nivelit të privatësisë pasi që qeveria amerikane është ankuar se reklamuesit online mund të grumbullojnë shumë të dhëna mbi përdoruesit në kërkim të reklamave të fokusuara. /Telegrafi/