Site icon Telegrafi

Fiola festoi në mënyrë të çmendur golin ndaj Francës: Ai hodhi nga tryeza e gazetares shishet e ujit dhe letrat

Në fundin e pjesës së parë në ndeshjen mes Hungarisë dhe Francës erdhi një gol i papritur.

Attila Fiola mori një pasim të bukur nga Roland Sallai, duke u nisur drejt zonës, ku as Raphael Varane nuk arriti ta kapte, duke shënuar në portën e Hugo Lloris.

Edhe pse nuk pritej, hungarezët kaluan të parët në epërsi pak para pushimit.

https://www.youtube.com/watch?v=W499XbAW7n4

Fiola që shënoi , nuk mund ta ndalte euforinë që e kaploi në festë.  Ai shënoi dhe vrapoi pas portës.

Ai kërceu reklamat dhe u hodh përpara tryezës së një gazetari, që e tronditi pasi i erdhi papritmas.

https://www.youtube.com/watch?v=1l4dBj3ShkE

Por Fiola, i çmendur nga goli, shkoi edhe më tej. Ai gjuajti nga tryeza shishet e ujit dhe disa prej letrave të gazetares që ishte ulur aty.

Ndeshja në fund u mbyll 1-1, me francezët që barazuan në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version