Telegrafi

Finlandë – Itali, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Finlandës dhe ajo e Italisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2020.

Azurrët kanë udhëtuar drejt Finlandës  për të zhvilluar ndeshjen e gjashtë të vlefshme për Grupin J.

Ekipi i Roberto Mancinit ka pesë fitore nga po kaq ndeshje dhe pret fitoren e radhës për t’i ofruar edhe më shumë kualifikimin.

Në anën tjetër, vendasit kanë katër fitore radhazi dhe synojnë ta shfrytëzojnë këtë formë për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Finlanda: Hradecky; Granlund, Toivio, Arajuuri, S Vaisanen, Uronan; Lod, Schuller, Kamara, Lappalainen; Pukki

Italia: G Donnarumma; Izzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Sensi, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Lo Pellegrini

/Telegrafi/