Telegrafi

Finlanda me trajner të ri

Finlanda ka shkarkuar dy ditë më parë trajnerin, Hasse Backe, derisa sot ka emëruar pasardhësin e tij.

Është Markku Kanerva, ish-mbrojtësi i Finlandës, që karrierës i dha fund vitin e kaluar.

Kanerva ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, shkruan “yle.fi”, raporton Gazeta Olle.

Backe u shkarkua pas rezultateve të dobta, ku mori një pikë në katër ndeshje. Barazim mori ndaj Kosovës më 5 shtator dhe pikërisht kjo ndeshje ishte arsyeja më e madhe e shkarkimit të tij.

Ndeshja tjetër, Kosovë – Finlandë, luhet më 5 shtator të vitit të ardhshëm.