Besa dhe Llapi janë dy skuadrat finaliste në Kupën e Kosovës në futboll.
Të dyja skuadrat kaluan në finale pasi triumfuan bindshëm ndaj Trepçës respektivisht Drenicës.
Kësisoj është vendosur edhe data kur dy skuadrat do të kërkojnë trofeun e Kupës në finale.
Është vendosur që finalja e madhe të zhvillohet më 31 maj në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’. /Telegrafi/