Telegrafi

‘Finalja evropiane’ mes Francës dhe Argjentinës: Skuadrat nga vijnë lojtarët e formacionit startues, prijnë Bayern Munich dhe Atletico Madrid

Argjentinë-Francë, finalja e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, do të luhet të dielën dhe do të jetë një sfidë thuajse e tëra “evropiane”.

Kjo pasi formacionet titullare të të dyja skuadrave luajnë të gjithë në Evropë.

“Seleccion” nuk ka lojtarë që luajnë për ekipet e kampionatit argjentinas.


Argjentina: Emilio Martinez (Aston Villa – Angli), Molina (Atletico Madrid-Spanjë), Romero (Tottenhami – Angli), Otamendi (Benfica – Portugali), Tagliafico (Lyon – Francë), De Paul (Atletico – Spanjë), Paredes (Juventusi – Itali), Enzo Fernandez (Benfica – Portugali), McAllister (Brighton-Angli), Messi (PSG – Francë) dhe Julian Alvarez (Manchester City – Angli).

Franca: Lloris (Tottenham –Angli), Kounde (Barcelonë – Spanjë), Varane (Man Utd –Angli), Konate (Liverpool – Angli), Théo Hernandez (Milan – Itali), Tchouameni (Real Madrid – Spanjë), Fofana (Monaco – Francë), Dembele (Barceona – Spanjë), Griezmann (Atletico – Spanjë), Mbappe (PSG – Francë), Giroud (Milan – Itali).


Atletico Madridi dhe Bayern Munich do të jenë dy skuadrat më të përfaqësuara në finalen e së dielës me nga katër lojtarë.

Nga “Los Colchoneros” vijnë De Paul, Molina, Correa dhe Griezmann, ndërsa nga bavarezët Pavard, Upamecano, Coman dhe Lucas Hernandez, i cili është i lënduar.

Italia do të përfaqësohet nga Roma, Milani, Interi dhe Juventusi, me bardhezinjtë që kanë lojtarë në të dyja skuadrat (Rabiot në njërën anë, Paredes dhe Di Maria në anën tjetër).

Giroud dhe Théo Hernandez përfaqësojnë ngjyrat kuqezi të Milanit te Franca, ndërsa për Interin është Lautaro Martinez, me bashkatdhetarin e tij Dybala që përfaqëson Romën.

La Liga është kampionati më i përfaqësuar, me 16 lojtarë të thirrur (katër Atlético Madrid, tre Sevilla dhe Real Madrid dhe nga dy prej Real Betis, Villarreal dhe Barcelona. /Telegrafi/