Telegrafi

Finalja e Valorant në Sao Paulo ka shënuar numra të mëdhenj shikueshmërie

Turneu VCT LOCK//IN që u mbajt në Sao Paulo, ka përfunduar me fitoren e ekipit fnatic pasi mposhtën ekipin vendas LOUD në finalen e madhe.

Gjatë hartës së dytë të finales së madhe ndërmjet Fnatic dhe LOUD, ndeshja ka arritur një shikueshmëri maksimale prej të paktën 1.156 milionë shikuesish, shumë më tepër se maksimumi i ndeshjes së mëparshme të ngjarjes prej 883 mijë të vendosur nga NRG kundër LOUD.

Kjo e bën ndeshjen Fnatic ndaj LOUD ndeshjen e dytë më të shikuar ndonjëherë në historinë e VALORANT, sipas Esportscharts.

Vendin e parë sa i përket shikueshmërisë e mban turneu VALORANT Champions 2022 që u mbajt në Stamboll, ku fitues ishin ekipi LOUD.

VALORANT Champions 2023 është vendosur të mbahet në Los Angeles, Kaliforni, dhe sipas këtyre numrave të shikueshmërisë në Sao Paulo, pritet që të thyhen rekorde të reja. /Telegrafi/