Site icon Telegrafi

Finalja e turneut IEM KATOWICE ka thyer rekordin e shikueshmërisë, për t’u bërë ndeshja më e shikuar e një turneu jo major në histori të CS:GO

Finalja e zhvilluar në mes të Faze dhe G2 në Poloni, mori 1.12 milion shikime sipas Esports Charts.

Loja finale e luajtur në IEM KATOWICE CS:GO në mes të ekipit Faze dhe G2, do të jetë një nga lojërat që do të mbahet mend, duke thyer rekord sa i përket shikueshmërisë, duke numëruar rreth 1.12 milion në kohë reale.

Ky rekord shikueshmërie thyen një rekord të mëparshëm të IEM Katowice, i vendosur gjatë IEM Katowice të 2020, i cili u mbajt pa shikues për shkak të pandemisë.

Ndonëse ekipi i Faze fitoi me rezultat 3:0, të gjitha rezultatet e mapave ishin të ngushtë, ku dy mapat e parë shkuan në vazhdime, ndërsa mapi i tretë përfundoi me rezultat të ngushtë gjithashtu 16:14 në favor të ekipit Faze.

Ne këtë turne u shpërndan rreth 900 mijë euro për të gjithë pjesëmarrësit, ku prej tyre 358 mijë euro shkuan për ekipin fitues.

Lojtari më i vlefshëm i turneut u shpall lojtari i ekipit Faze, Helvijs “⁠broky⁠” Saukants. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wNK8pqFfc-E&t=2s

 

Exit mobile version