Telegrafi

Finalja e Superkupës së Kosovës u mbyll me përplasje të ashpër mes lojtarëve të Ballkanit dhe Llapit

Ballkani e ka fituar Superkupën e Kosovës në finalen që u luajt në Belek të Turqisë përball Llapit, me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Lumbardh Dellova në minutën e 62-të, me një asistim të Armend Thaqit.

Por, derisa kishin mbetur pak sekonda nga përfundimi i finales, një skenë e shëmtuar rrodhi më pas.

Lexo po ashtu Ballkani mposht Llapin dhe fiton Superkupën e Kosovës në finalen e luajtur në Turqi

Nga një ndërhyrje e ashpër në mesfushë, dy kampet shpërthyen në përplasje fizike, me çka edhe pasuan dy kartonë të kuq.

Gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi Lindon Emërllahun e Ballkanit dhe Riveran e Llapit për një përplasje më të ashpër.

Pasi u qetësua situata, arbitri i dha fund takimit, me Ballkanin që e nisi vitin 2023 me trofe. /Telegrafi/