Ballkani e ka fituar Superkupën e Kosovës në finalen që u luajt në Belek të Turqisë përball Llapit, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Lumbardh Dellova në minutën e 62-të, me një asistim të Armend Thaqit.
Por, derisa kishin mbetur pak sekonda nga përfundimi i finales, një skenë e shëmtuar rrodhi më pas.
Nga një ndërhyrje e ashpër në mesfushë, dy kampet shpërthyen në përplasje fizike, me çka edhe pasuan dy kartonë të kuq.
Gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi Lindon Emërllahun e Ballkanit dhe Riveran e Llapit për një përplasje më të ashpër.
Pasi u qetësua situata, arbitri i dha fund takimit, me Ballkanin që e nisi vitin 2023 me trofe. /Telegrafi/
Perleshja ne fundin e ndeshjes mes futbollisteve te Llapit dhe Ballkanit #superkupa pic.twitter.com/9Q68WYZ3Eq
— KS Sport (@kssportt) January 21, 2023