Telegrafi

Finalja e madhe e turneut të CS:GO në XP GAME FEST: BLINK kundër BlueJays

Sot (e shtunë) duke filluar nga ora 17:15 do të mbahet finalja e turneut të CS:GO, i cili po mbahet në kuadër të XP GAME FEST, i cili po organizohet nga XportalEsports me partnerë, në amfiteatrin e sheshit ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Pas shumë ndeshjeve fantastike dhe plot emocione, janë mësuar dy ekipet që do të takohen në finale të turneut të CS:GO Champs.

Ekipi nga Maqedonia BlueJays mposhti ekipi Illyrians me rezultat 2:0 me mapa për të siguruar finalen, ndërsa ekipi shqiptar BLINK, fitoj në ndeshjen derbi kundër ekipit XTEAM, me rezultat 2:1 me mapa.

Lexo po ashtu Ekipi BLINK mposht XTEAM për të siguruar finalen në turneun e CS:GO në XP GAME FEST

Tani dy ekipet e mbetura BlueJays dhe BLINK do të jenë në garë për çmimin e vendit të parë prej 5.000 euro, ndërsa vendi i dytë do të fitojë 2.000 euro.

Ndeshja finale do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 17:15, dhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ndeshjen mund ta ndjekin në kanalin zyrtar të XportalEsports në Twitch, si dhe në kanalet e sportit të Artmotion.

Këto janë formacionet e dy skuadrave finaliste:

BLINK

Ahmet – 2high – Baftijari
Bledar – BledarD – Dula
Kujtim – gulito – Durmishi
Ensar – Caleyy – Ersuzi
Valon – vAloN – Etemi

Bluejays

Jane – aidKIT – Apostoloski
Damjan – kyxsan – Stoilkovski
Daniel – dan1 – Gilgorov
Aleksandar – CacaNito – Kjulukoski
Pavle – stYleEez – Stojanovsk

/Telegrafi/