Site icon Telegrafi

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2023 pritet të mbahet në Wembley

Wembley thuhet se mund ta organizojë finalen e vitit 2023 të Ligës së Kampionëve.

Zyrtarët e UEFA-së kanë konfirmuar se finalja e madhe do të mbahet në stadiumin nacional të Anglisë në shenjë nderimi të njëqindvjetorit të Kullave Binjake.

Stadiumi i Wembleyt do ta organizonte për herë të tretë finalen e Ligës së Kampionëve që nga rihapja në vitin 2007, pasi hera e parë ishte në vitin 2011 kur Manchester United u përball me Barcelonën dhe dy vite më vonë kur Bayern Munich e mposhti Dortmundin e Jurgen Kloppit.

Finalja e këtij sezoni do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk Stadium” në Stamboll, ndërsa në vitin 2021 pritet të mbahet në stadiumin e Zenitit, derisa ajo e vitit 2022 në Allianz Arena të Bayernit.

UEFA ka bërë me dije se finalet e Ligës së Kampionëve tani do të organizohen në stadiume më të mëdha dhe do të jetë e mundshme që tifozët mos të kenë pengesa gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

Stadiumi i Wembleyt (Foto: UEFA via Getty Images/Guliver)
Exit mobile version