Telegrafi

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset nga Stambolli

(Foto: Jack Thomas/Getty Images/Guliver)

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 nuk do të zhvillohet në Stamboll – raporton The New York Times.

Stadiumi Olimpik Ataturk ishte caktuar si vendi i finales së madhe, ku në vitin 2005 ishin ndeshur Milani dhe Liverpooli në duelin epik që përfundoi me fitoren e Redsave në penallti.

Megjithatë, mediat janë duke spekuluar se për shkak të krizës nga pandemia e coronavirusit, mund të ndryshojë vendi i finales në garën prestigjioze evropiane.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Një zëdhënës i UEFA-s i ka thënë gazetës amerikane se është caktuar një grup pune me përfaqësues nga ligat dhe klubet për të zgjidhur kalendarin dhe opsionet e formatit të ndeshjeve për të mundësuar përfundimin e edicionit të sivjetmë.

Lexo po ashtu UEFA planifikon ta zhvillojë në Gjermani “Final Four”-in e Ligës së Kampionëve

Vendimi nuk është marrë akoma, mirëpo sipas spekulimeve finalja mund të zhvendoset nga Stambollin në kryeqytetin portugez, Lisbonë. /Telegrafi/