Site icon Telegrafi

Finalja e Ligës së Evropës, mes Villarreal dhe Manchester United shkon në vazhdime, 90 minutat nuk prodhojnë fitues

Villarreal dhe Manchester United kanë luajtur baras (1-1) pas 90 minutave në finalen e Ligës së Evropës, duke e dërguan ndeshjen në vazhdime.  

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave nisi me kujdes, duke tentuar të gjejnë hapësira, pa rrezikuar shumë prapa.

Por spanjollët që njihen si mbretërit e kësaj gare, arritën të shënojnë që në rastin e parë serioz.

Zhvillohej minuta e 29-të, kur Daniel Parejo harkoi në zonë nga një goditje dënimi, ku Gerard Moreno u gjend më së mirë në zonë dhe shënoi për 1-0.

https://twitter.com/golspor03/status/1397638634455580673

Manchester United edhe pse shtoi presionin pas golit të pranuar, nuk arriti të gjë golin në këtë pjesëlojë.

Në pjesën e dytë United e nisën edhe më me vrull, duke e kërkuar golin e barazimit që në start.

Fillimisht në minutën e 53-të anglezët pretenduan për penallti, por që nuk u akordua pasi u shikua në VAR nga gjyqtari Clemente Turpin.

Por disa minuta më vonë, në minutën e 56-të ishte Edinson Cavani që ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të tundur rrjetën për 1-1.

Edhe ky gol u pranua pasi u shikua VAR, ku uruguaiani ishte në pozitë të rregullt, në atë tollovi të krijuar në zonë.

https://twitter.com/franzgunner/status/1397652360709685249

United kishte rast të mirë ta mbylle ndeshjen në minutën e 72-të, por Cavani nga afërsia nuk ishte i saktë.

Në minutat e mbetur anglezët tentuan më shumë që të gjenin golin, por nuk ia arritën.

Fituesi i takimit do të zgjidhet në kohën shtesë, apo në gjuajtjen e penalltive/  /Telegrafi/

Exit mobile version