Site icon Telegrafi

Finalja e Kupës së Kosovës: Prishtina – Ballkani, formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqir i Ballkanit për përballjen që zhvillohet në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ndeshja që starton në ora 17:45 do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa fituesi i trofeut të dytë më të rëndësishëm në vendin tonë, shkon direkt në parakualifikimet e Ligës së Evropës.

Ky takim është i fundit për këtë edicion, pasi tashmë ka përfunduar edhe Superliga e Kosovës, me Dritën që u shpall kampion.

Intelektualët do të luajnë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa Gjilani që përfundoi në vendin e dytë – do të jetë në ato të Ligës së Evropës.

Formacioni startues i Prishtinës: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, Krasniqi, Korenica, Mankenda, John.

Formacioni startues i Ballkanit:  Ruxhi, Patoku, Krasniqi, Berisha, Prekazi, Kuc, Gashi, Topalli, Baftiu, E.Krasniqi, Daku. /Telegrafi/

Exit mobile version