Telegrafi

Finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Vëllaznimit zhvillohet më 17 maj

Prishtina dhe Vëllaznimi do të takohen në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit arritën të eliminojnë në gjysmëfinale skuadrën e Vushtrrisë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Lexo po ashtu Prishtina me vështirësi eliminon Vushtrrinë, kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës

Paraprakisht, rezultati i përgjithshëm i kohës së rregullt përfundoi 1-1, por në vazhdimin e parë kryeqytetasit realizuan golin që i dërgoi në finale.

Gjakovarët eliminuan Drenicën në saje të rezultatit pa gola, ku në takimin e parë takimi të zhvilluar në stadiumin e drenicakëve përfundoi 1-1.

Lexo po ashtu Vëllaznimi në finale të Digitalb Kupës së Kosovës

Theksojmë se ndeshja finale do të luhet më 27 maj, ditë e diele.

Vlen të theksohet se ekziston mundësia të luhet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’, nën ndriçimin e reflektorëve.

Ndryshe, finalja mund të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Prishtinës në rast se do të jetë i gatshëm deri në këtë ditë./Telegrafi/