Prishtina dhe Vëllaznimi do të takohen në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtinasit arritën të eliminojnë në gjysmëfinale skuadrën e Vushtrrisë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Paraprakisht, rezultati i përgjithshëm i kohës së rregullt përfundoi 1-1, por në vazhdimin e parë kryeqytetasit realizuan golin që i dërgoi në finale.
Gjakovarët eliminuan Drenicën në saje të rezultatit pa gola, ku në takimin e parë takimi të zhvilluar në stadiumin e drenicakëve përfundoi 1-1.
Theksojmë se ndeshja finale do të luhet më 27 maj, ditë e diele.
Vlen të theksohet se ekziston mundësia të luhet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’, nën ndriçimin e reflektorëve.
Ndryshe, finalja mund të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Prishtinës në rast se do të jetë i gatshëm deri në këtë ditë./Telegrafi/