Prishtina dhe Ballkani janë finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2019/2020.
Finalja e madhe do të zhvillohet me 29 korrik, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina dhe Ballkani e kanë nisur nga rrethi i dytë garën në Kupë, duke kaluar nga katër kundërshtarë për të arritur në finale.
Prishtina fillimisht ka mposhtur Minatorin për të kaluar te Arbëria e Dobrajës. Në çerekfinale prishtinasit mposhtën Vushtrrinë, ndërsa në gjysmëfinale Drenicën.
Në anën tjetër Ballkani ka pasur rrugë më të vështirë, pasi ka mposhtur fillimisht Dritën, pastaj Trepçën ’89, Dukagjinin dhe së fundmi Feornikelin.
Të dy klubet janë në garë edhe për titullin e kampionit, ku ndajnë pozitat dy dhe tre. /Telegrafi/