Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka mbështetur shtyrjen e datës së finales së Carabao Cup.
Tottenham do të takohet me Manchester City në finale pas fitores së këtij të fundit ndaj Manchester United mbrëmë.
Të dy ekipet do të duhet të presin mbi tre muaj për finalen pasi EFL shpreson që mes shkurtit dhe 25 prill – tifozët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në stadiume.
“Unë e mbështes këtë sepse është një situatë e veçantë.
“Nëse finale zhvillohet në fillim të shkurtit, vendi është në bllokim, tifoz nuk do të jetë në stadium, madje as tifozët nuk do të mund të dalin të festojnë në rrugë për fitoren e ekipit të tyre”.
“Unë mbështes plotësisht 25 prillin”.
“Nuk po lutem që Wembley të jetë plotë, por ndoshta mund të kemi disa shikues në Wembley. Unë jam plotësisht mbështetës i shtyrjes, është një moment i veçantë, preferoj të luhet në fund të prillit”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/