Site icon Telegrafi

Filmoi veten duke fluturuar me paraglajd mbi pyje, disa minuta më pas u rrëzuar për vdekje në Republikën Dominikane

Ky është momenti kur një paraglajdist shihet duke qeshur derisa fluturon mbi pemë, para se të përplaset për vdekje në Republikën Dominikane.

Christopher Leon, 33-vjeç, ishte në cilësinë e “pasagjerit” në paraglajd, piloti i të cilës u lëndua rëndë gjatë rrëzimit, transmeton Telegrafi.

Leon ndërroi jetë para se ndihma e shpejtë të arrinte ta dërgonte me urgjencë në spitalin më të afërt në Constanza.

E sipas mbrojtjes civile, vdekja e tij ishte shkaktuar nga një sërë lëndimesh që i kishte pësuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Në anën tjetër, piloti i parglajdit Tomas Batista është dërguar në spitalin e Constanza, nga ku më pas u transferua për në spitalin e Santiagos.

Aktualisht është duke u trajtuar në këtë spital si pasojë e lëndimit në gjoks, megjithatë i shpëtoi më të keqes.

Kamera amatore kishte filmuar kur paraglajdisti po fluturonte dhe shihej i gëzuar që po e bënte këtë.

Por dy minuta më vonë, dyshja përfunduan duke u përplasur në tokë – përplasje kjo që ishte fatale për 33-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version