Telegrafi

Filmoi të dashurin duke e qëlluar për vdekje me revole, braziliani tentoi të gënjejë policinë – e “tradhtoi” telefoni

Një vajzë e re nga Brazili ka filmuar momentin kur është qëlluar për vdekje nga i dashuri, i cili pretendohet t’i ketë thënë policisë se ajo ishte qëlluar nga një burrë në motoçikletë.

Pamjet rrëqethëse shfaqin Diego Fonseca, 27-vjeç, duke qëndruar në afërsi të dritares – duke ia drejtuar revolen Ielly Alves, 23-vjeçe, derisa ishin në rezidencën e tij në qendër të qytetit Jatai, transmeton Telegrafi.

Alves mund të dëgjohet në fund të videos duke qeshur dhe duke i thënë Fonsecas: “Bëje zemër”. Ai i tërheq këmbën revoles, duke bërë që nga goditja e plumbit të përfundojë e rrëzuar në dysheme dhe kamera më nuk filmon.

Fonseca ishte dërguar në spital, ku ndërroi jetë para se të arrinin mjekët të bënin diçka për ta shpëtuar.

Autoritetet ishin telefonuar dhe në qendrën mjekësore kishin intervistuar Fonsecan, i cili kishte thënë se dy persona u ishin vënë pas me motoçikletë dhe njëri prej tyre kishte shkrepur dy plumba, duke sulmuar Alvesin.

E hetuesit vërejtën mospërputhje me atë çfarë kishte deklaruar më vonë në stacionin e policisë, ku edhe ia morën telefonin dhe zbuluan videon e vrasjes.

Ai është arrestuar nën akuzën për vrasje, e revolja e tij është gjetur në afërsi të vendit ku kishte parkuar veturën jashtë spitalit. /Telegrafi/