Telegrafi

Filmat mund t’i huazoni edhe në Facebook

Duke filluar nga e marta, nëse përdoruesit ia bëjnë ‘pëlqej’ (like) faqes së filmave Warner Bros në Facebook, do të kenë mundësinë të huazojnë filma për tre dollarë.

Shembull, nëse ia bëni ‘like’ filmit "Batman: The Dark Knight" (që është caktuar si film testues), atëherë mund ta huazoni atë dhe ta keni në dispozicion për ta shikuar 48 orë.

“Facebooku është bërë destinacion i përditshëm për qindra miliona njerëz. Ajo që kemi bërë që filmat tonë të jenë në dispozicion në Facebook, është vazhdim i natyrshëm i hapave tonë në distribuimin digjital”, ka thënë kryetari i Warner Bros. Digital Distribution, Thomas Gewecke. /Telegrafi/