Site icon Telegrafi

Filmat familjarë ndikojnë negativisht te fëmijët

Karakteret kryesorë në filmat hollivudianë injorojnë parandalimin e fatkeqësive, gjë që jep mesazh të keq ndaj fëmijëve- tregon një hulumtim i ri.

Madje gjysma e skenave te filmat për fëmijë, të cilët i kanë analizuar ekspertët, përmbajnë aktivitete të pakujdesshme, siç është mos-lidhja e fëmijëve në automjet, mos-mbajtja e kaskës në motoçikletë dhe mos-ndalimi para shenjës ‘Stop’.

Autorët e studimit thonë se veprimi i tillë, u jep fëmijëve ndjenjë të gabuar për sigurinë, duke krijuar shprehi të këqija dhe duke i nxitur fëmijët të bëjnë sjellje të rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version