Telegrafi

Fillon turneu Global Esports Tour që mbahet në Dubai

(Foto: HLTV)

Tashmë janë eliminuar dy skuadrat e para nga turneu Global Esports Tour, i cili po mbahet në Dubai, ku gjashtë ekipet e mbetura do të garojnë për një grup çmimesh prej 250.000 dollarësh.

Ekipi OG ka eliminuar ekipin Complexity duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa ekipi Movistar Riders mposhti ekipin kinez TyLoo, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Për momentin është duke u zhvilluar ndeshja e ekipeve MOUZ kundër Falcons, ndërsa nga ora 19:30 do të zhvillohet ndeshja tjetër ku do të përballet ekipi favorit NIP kundër ekipit vendas NASR.

Ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen ditën e premte duke filluar nga ora 15:30, dhe mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të EMGesports në Twitch. /Telegrafi/