Diçka e pazakontë dhe e papritur ka ndodhur në Superligën Kineze, duke i befasuar të gjithë ndjekësit e futbollit.
Superliga e Kinës ka qenë kampionati më i përfolur dy vitet e fundit.
E gjithë kjo pasi kanë shpenzuar shifra marramendëse për të transferuar futbollistë nga skuadrat evropiane duke bërë bujë të madhe.
Klubet kineze shpenzuan hiç më pak se 331 milionë euro gjashtë afatit të fundit kalimtar që përfundoi të martën e kaluar dhe pritej një kampionat plot garë mes vete.
Megjithatë, ndeshja hapëse në mes të Guizhou Zhicheng dhe Liaoning Whowin ka befasuar të gjithë pasi u ndjek nga vetëm rreth 16 njerëz dhe të gjithë u befasuan pasi mesatarja e tifozëve është rreth 20 mijë tifozë në ndeshje, përcjell Telegrafi.
Por, arsyeja nuk ishte te mungesa e tifozëve, kjo pasi fusha e skuadrës vendase ishte e dënuar për një ndeshje pa tifozë dhe të gjithë spektatorët ishin njerëz të mediave.
Ky dënim erdhi për shkak të hyrjes në fushë të shikuesve të skuadrës në ndeshjen e ‘Play-Offit’, kur skuadra Guizhou Zhicheng siguroi promovimin në Superligë.
Ndeshja në fund përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. /Telegrafi/
Guizhou Hengfeng Zhicheng are taking on Liaoning Hongyun in the Chinese Super League opener.
Attendance: 16. pic.twitter.com/jR1juGdoVp
— ODDSbible (@ODDSbible) March 3, 2017