Site icon Telegrafi

Fillon shpërndarja e serrave për fermerët e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ka filluar shpërndarja e serrave si subvencione në formë të grantit për fermerët e kryeqytetit.

Rama tutje thotë se përmes subvencionimit fermerët fuqizohen dhe ekonomisë lokale i jep një nxitje të re.

“Kryetari, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e bujqësisë, Donjeta Dragusha, vizituan përfituesit e projektit “Furnizimi dhe Montimi i Serrave”, që është dëshmi e përkushtimit për mbështetjen e prodhimit vendor”, ka pohuar Rama./Telegrafi/

Exit mobile version