Ngrohtorja e Qytetit në Komunën e Gjakovës ka bërë të ditur se pas përgatitjeve të nevojshme teknike, gjatë ditës së djeshme (15.10.2024) ka filluar edhe zyrtarisht sezona e ngrohjes në këtë komunë, ngrohje kjo e cila do të jetë funksionale 24 orë në 7 ditë të javës.
Blerim Halillaj, drejtor i Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës potencoi se sasia e nevojshme e biomasës e cila është lënda djegëse që përdoret nga kjo ndërmarrje është siguruar në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të ngrohen gjatë gjithë sezonit dimëror.
”Sasia e biomasës që neve na nevojitet për fillimin e sezonit dimëror veç e kemi siguruar. Faktikisht këtë vit për dallim nga vitet paraprake kemi sasi të konsiderueshme si rezervë për fillimin e sezonit, kështu që të gjitha përgatitjet e nevojshme kanë përfunduar, po bëhen testimet e fazes finale, dhe ne jemi të gatshëm të fillojmë sezonin e ngrohjes.”, theksoi Halilaj.
Këtë vit Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë i është shtuar edhe numri i konsumatorëve që furnizohen me ngrohje, ndërsa sezoni operues i Ngrohtores së Qytetit pritet të përfundojë në muajin prill të vitit 2025./Telegrafi/