Site icon Telegrafi

Fillon rikosntruimi i kanalizimit sekondar të ujërave të zeza në lagjet e Komunës së Junikut

Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës komunale, përmes një njoftimi të publikuar në rrjete sociale, Komuna e Junikut ka bërë të ditur që ka filluar rikonstruimi i kanalizimit sekondar në disa lagje të kësaj komune.

Sipas këtij njoftimi thuhet se ky rikonstruim i kanalizimit për ujëra të zeza do të bëhet në këto lagje : Agim Ramadani, Qendër, Krasniq, Berishë, Bajraktarë dhe Gacafer.

Sa i përket këtij projekti, bëhet e ditur që Komuna e Junikut është e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët, duke investuar në projekte që sigurojnë një ambient më të pastër dhe të qëndrueshëm.

Ndër të tjera në këtë njoftim u tha se ky projekt synon të rrisë cilësinë e jetës për të gjithë dhe shpreh angazhimin komunal për zhvillimin e qëndrueshëm të Junikut. /Telegrafi/

Exit mobile version