Telegrafi

Fillon restaurimi i objektit të Fabrikës së Vajit në Vushtrri që është mbi 130 vjet i vjetër

Pamje nga punimet e restaurimit në Fabrikën e Vajit në Vushtrri

Tashmë kanë filluar punimet për restaurimin e Fabrikës së Vajit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ky objekt është i vjetër mbi 130 vjet, shkruan Telegrafi.

“Kanë filluar punimet për restaurimin dhe konservimin e objektit të ish-Arkivit, Fabrika e Vajit, objekt i cili është i vjetër mbi 130 vite”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë tutje se ky objekt daton nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20.

“Ky objekt, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, daton nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, i ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, në të njëjtën kohë me Kullën e Zejnullah Begut në Balincë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/