Gjatë ditës së sotme, sektori i Gjendjes Civile në Komunën e Skenderajt ka nisur të ofrojë shërbimin e regjistrimit të qytetarëve në sistemin e adresave zyrtare.
Sipas njoftimit, në këtë system është regjistruar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shkruan Telegrafi.
“Pasi ka përfunduar procesin, kryetari Nura i ka inkurajuar bashkëqytetarët të regjistrohen në sistemin e adresave, duke vizituar Sektorin e Gjendjes Civile në Komunën e Skenderajt”, thuhet në njoftim.
Ky projekt është duke u zhvilluar në mes të Agjensionit Kadastral të Kosovës dhe Sektorit të Gjendjes Civile. /Telegrafi/