Site icon Telegrafi

Fillon procesi i hartimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjakovës

Përmes një njoftimi, gjatë ditës së sotme Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur që kjo komunë tashmë ka filluar procesin e hartimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik.

Sipas Komunës së Gjakovës thuhet se hartimi i këtij procesi të rëndësishëm për Komunën e Gjakovës është duke u bërë nga një grup punues shumë dimensional, dhe që një proces i tillë po mbahet nën organizimin dhe mbikqyrjen e zyrtarëve të drejtorisë për Zhvillim Ekonomik si dhe drejtorit të kësaj drejtorie, Ferdinand Kolaj.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Strategjia për Zhvillim Ekonomik pritet ta ketë një impakt të rëndësishëm për komunën e Gjakovës në shumë sektorë në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version