Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se kjo komunë po fillon procesin e Buxhetimit me Pjesëmarrje për vitin 2025.
Idrizi ka njoftuar se si pilot-projekt do të realizohet në dy lokacione për t’u zgjeruar më shumë viteve të ardhshme.
“Këtë vit do të jemi nëLagjen “Ura e Vjetër e Gurit” dhe nëfshatin Oshlan, ku qytetarët do të propozojnë ide ose projekte, do të votojnë dhe ne do t’i realizojmë”, ka shkruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë.
Më tej, ai i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në takimet që do të organizohen. /Telegrafi/