Site icon Telegrafi

Fillon procedura për ndërtimin e sallës së sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se ka filluar procedura për ndërtimin e sallës së sportit për kampusin e shkollave të mesme në qytet.

I pari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se ka filluar procedura për ndërtimin e Sallës së Sportit për kampusin e shkollave të mesme në Kamenicë

Kryetari Rahimaj ka thënë se ky projekt kap vlerën prej 865,000 Euro, derisa theksoi se ky projekt është mbështet edhe nga MASHT-i.

“Që nga funksionimi i shkollave të mesme, mësimi edukativ dhe sportiv nuk ishte i plotë. Me projektet tona kapitale këtë po e mundësojmë dhe po e bëjmë realitet”, ka thënë Rahimaj. /Telegrafi/

Exit mobile version