Site icon Telegrafi

Fillon ndërtimi i trotuarit Lloqan-Carabreg i Epërm në Deçan

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar qytetarët për investimet që kjo komunë ka bërë së fundmi në ndërtimin e trotuarit që lidh fshatrat Lloqan dhe Carabreg i Epërm.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka thënë se ky investim rrugor do të ju mundësojë qytetarëve e sidomos fëmijëve siguri gjatë lëvizjes.

Fillimi i ndërtimit të trotuarit/Foto: Bashkim Ramosaj, Facebook

“Sot, kemi filluar ndërtimin e trotuarit nga Lloqani deri në Carrabreg të Epërm. Ky investim po bëhet që qytetarëve tanë tu ofrojmë siguri e lehtësi në komunikacion, me theks të veçantë që fëmijët tanë të lëvizin më sigurtë. Ta gëzojnë banorët”, ka thënë Ramosaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version