Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ do të bëhet me tribuna shumë shpejtë.
Të mërkurën filloi rrënimi i tribunave të vjetra në stadiumin Zahir Pajazit, për tu zëvendësuar me të rejat.
Gurthemelin e vendosën, ministrja Vlora Dumoshi, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe i pari i FFK-së, Fadil Vokrri.
Të pranishëm ishin edhe zyrtar të klubit Llapi.
“Sot, bashkë me ministren Vlora Dumoshi dhe kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”.
“Me ndërtimin e tribunave kompletohet infrastruktura e stadiumit sipas standardeve ndërkombëtare”.
“Urime tifozërisë “Legjendat”, “FC LLAPI” dhe të gjithë qytetarëve llapjanë”, ka thënë Agim Veliu.
Një vend komod dhe i përshtatshëm pas renovimit të tribunave, pritet ta kenë edhe gazetarët dhe kameramanët sportiv. /Telegrafi/