Site icon Telegrafi

Fillon ndërtimi i tetë rrugëve në fshatin Dobërçan të Gjilanit

Komuna e Gjilanit njofton se ka filluar ndërtimi i tetë rrugëve në fshatin Dobërçan.

Kryetari i komunës, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se projekti ka vlerën e 100 mijë eurove, derisa ka theksuar se dhjetëra projekte po zhvillohen paralelisht.

“Vëmendje e merituar për fshatrat e komunës sonë. Dhjetëra projekte po zhvillohen paralelisht, duke siguruar gjithëpërfshirje për lagjet dhe fshatrat tona”, tha kryetari Hyseni.

Ndryshe, për të parë punimet, ka dalë edhe kryetari Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, ku kanë premtuar vëmendje e gjithëpërfshirje për të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version