Në Komunën e Deçanit ka nisur ndërtimi i rrugës së Gushavcit, një projekt i shumëpritur për banorët e zonës.
Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku paraqitet procesi i punimeve që po zhvillohen.
Ramosaj në postimin e tij, ka shprehur optimizëm për realizimin e këtij projekti që pritet të përmirësojë infrastrukturën dhe qasjen e banorëve në këtë zonë.
“Mirëmëngjesi nga rruga e ‘Gushavcit'”, ka shkruar ai. /Telegrafi/