Sot ka filluar ndërtimi i parkut rekreativ “Udha e Gurit” në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ky projekt do të jetë sipas standardeve më të larta, shkruan Telegrafi.
“Fillimin e punimeve e bëmë bashkë me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, z.Elldin Uglari, së bashku me bashkëpunëtorë”, ka thënë Idrizi.
Sipas tij, parku rekreativ do të përfshijë: shëtitore, hapësirë gjelbëruese, kënd të lojërave, dy fusha të tenisit dhe një fushë multifunksionale, transmeton Telegrafi.
Idrizi ka bërë të ditur se “Udha e Gurit” është projekt i përbashkët mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, vlera e të cilit është 359 mijë e 717 euro dhe është projekt dy vjeçar. /Telegrafi/