Site icon Telegrafi

Fillon ndërtimi i fushës së sportit në shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit

Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër do të bëhen me fushë sportive.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Agim Ramadani” në Zhegër ka filluar ndërtimi i një fushe sportive moderne të jashtme, e cila do t’u ofrojë nxënësve hapësira të përshtatshme për aktivitete fizike dhe sportive.

“Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës shkollore, duke promovuar një stil jetese të shëndetshëm dhe duke nxitur zhvillimin e bashkëpunimit mes nxënësve”, tha ai.

I pari i Gjilanit, tregoi se fusha e re do të ndikojë pozitivisht jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek komuniteti, duke e kthyer atë në një pikë referimi për aktivitete sportive dhe sociale në zonë.

Ndryshe, në fillimin e punimeve, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtorë e zyrtarë komunalë, drejtori i shkollës, kryetari i Bashkësisë Lokale dhe të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version