Site icon Telegrafi

Fillon kampanja rinore “Rinia e gjelbër” në Mitrovicë, synon angazhimin e të rinjve në aktivitete për ruajtjen e mjedisit

Mbajtja e kampanjës rinore "Rinia e gjelbër"

Sot ka filluar kampanja rinore “Rinia e gjelbër” në shkollën e mesme ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur udhëheqësi i kampanjës “Frymo Lirshëm”, Mehmet Saliku, shkruan Telegrafi.

Salihu ka thënë se kjo kampanjë ka për qëllim të angazhojë të rinjtë në aktivitete edukative për ruajtjen e mjedisit, duke promovuar ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Përmes aktiviteteve të ndryshme, ne do të nxisim të rinjtë e të gjitha komuniteteve etnike të bëhen liderë të ndryshimit dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme”, ka thënë Salihu.

Pamje nga mbajtja e aktivitetit

Ai ka njoftuar se ky aktivitet është mbështetur nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN) në kuadër të projektit rajonal të Partneritetit Rinor, i financuar nga USAID dhe IRI global. /Telegrafi/

Exit mobile version