Telegrafi

Fillon hakimi në garën “Hack Day Kosova 2017” (Foto)

 Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, po mbahet dita e dytë e garës për siguri kibernetike, “Hack Day Kosova 2017”, në të cilën po garojnë dhjetëra hakerë të rinj, në mënyrë individuale e grupore.

Gara e sivjetme përfshinë identifikimin e dobësive në infrastrukturën fizike dhe virtuale të sistemeve të ndryshme, të ekspozuara për këtë garë, pastaj hakimin e infrastrukturës WI-FI, si dhe hakimin fizik të pajisjes kompjuterike.

Infrasktruktura e “Hack Day Kosova 2017”, e dedikuar për testim, është e izoluar nga rrjeti i jashtëm i internetit.

Hakerët do të kenë në dispozicion tërë ditën e sotme për të gjetur mangësitë në sistemin e sigurisë, teksa nesër do të ndahen çmimet për fituesit dhe certifikatat për pjesëmarrësit.

Aktiviteti “Hack Day Kosova 2017”, është organizuar për nder të Muajit Evropian për Siguri Kibernetike, dhe si i tillë, ka ngjallur interesim edhe tek institucionet dhe bizneset e ndryshme vendore e ndërkombëtare, që po e mbështesin në forma të ndryshme këtë garë.

Kontribut në këtë garë po japin: Birra Peja, Uji Dea, ICTSmedia, Defcon, Ëmbëltore KIMI, Bylmeti, Printerior, RedBull, Lounge Bar Barrio B dhe Qendra Don Bosko.