Site icon Telegrafi

Fillon gjyqi ndaj Karim Benzemas – aty ku sulmuesi i Real Madridit akuzohet se ka shantazhuar Valbuenan me një video skandal

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është paraqitur në gjykatën e Francës si akuzuar për bashkëpunim në një përpjekje për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin, Mathieu Valbuena për një seks skandal, që ishte gjetur në telefonin e tij.

Ai e ka tallur akuzën kundër tij si një “maskaradë” dhe nuk u paraqit në gjykatën në Versajë më herët.

Rasti daton në qershor të vitit 2015, kur dy futbollistët ishin në një kamp stërvitor në Francë.

Karim Benzema është kthyer në skuadrën franceze dhe shënoi në fitoren e Real Madridit në Kiev të martën në Ligën e Kampionëve.

Ai është në gjyq me katër persona të tjerë të akuzuar për përpjekjen për të shantazhuar Valbuenën, i cili i tha gjykatës të mërkurën se futbolli ishte jeta e tij.

“E dija se nëse do të dilte ajo video, do t’i vështirësonte gjërat me ekipin francez”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Vjen reagimi i Mathieu Valbuenas, pas ftesës që mori Karim Benzema nga kombëtarja e Francës

Rasti i video skandalit seksuale filloi në vitin 2015 kur Valbuena i kërkoi një personi në Marseille, Axel Angot, të ngarkonte përmbajtjen e telefonit të tij celular në një pajisje të re.

Angot gjeti materiale seksuale eksplicite në telefon, dhe ai dhe një i pandehur tjetër në gjyq, Mustapha Zouaoui, akuzohen më pas për përpjekjen për të shantazhuar Valbuenan duke kërcënuar se do ta bënte videot publike.

Zouaoui u tha gazetarëve se e kishte shpërndarë videot, por kurrë nuk kishte pasur një përpjekje për të zhvatur para.

Mathieu Valbuena ka thënë se Younes Houass e kishte kontaktuar si shenjë kërcënimi, me këtë të fundit që i tha gjykatës se lojtari po vepronte sikur të mos kishte asgjë të keqe dhe ai e kishte paralajmëruar atë për seriozitetin e çështjes, pa kërkuar para.

Kur futbollisti shkoi në polici, një agjent i fshehtë i quajtur Luka iu dha detyra të negocionte në emër të tij.

Të pandehurit akuzohen se i janë afruar një shoku të fëmijërisë së Benzemas, i quajtur Karim Zenati.

Lexo po ashtu Benzema rrezikon pesë vite burg

Pastaj në tetor të vitit 2015, sulmuesi i Real Madridit iu afrua shokut të tij të atëhershëm te Franca, duke i treguar se kishte parë videot.

Benzema deklaroi se ai thjesht ishte përpjekur të ndihmonte shokun e tij të skuadrës të hiqte qafe videon komprometuese, duke e paralajmëruar atë: “Ki kujdes, ata janë banditë të mëdhenj”.

Ai më pas iu ofrua ta kontaktonte me dikë që mund t’i besonte – shokun e tij të fëmijërisë, Zenati.

Policia tani ishte duke përgjuar telefonatat e tyre dhe përgjoi Benzeman duke i thënë shokut të tij të fëmijërisë: “Ai nuk po na merr seriozisht”.

Zenati thuhet se është përgjigjur: “Ne jemi këtu për ta zgjidhur këtë; nëse ai nuk dëshiron, do të merret me dikë tjetër”.

Ndërkohë, Valbuena thuhet se i ka treguar familjes së tij për pamjet në telefon.

Lexo po ashtu “Maskarada të mbarojë përgjithmonë” - Benzema reagon ndaj datës së caktuar për gjyqin ndaj skandalit seksual me Valbuenan

Duke dhënë dëshmi në fillim të gjykimit, Mathieu Valbuena tha se ai kurrë nuk e kishte marrë parasysh dorëzimin e parave për të ndaluar daljen e videos.

Avokatët mbrojtës tashmë kanë argumentuar se policia kishte gabuar në përdorimin e një agjenti të fshehtë dhe se agjenti i kishte shtyrë të pandehurit të kërkonin para. Por, gjykatat franceze hodhën poshtë kundërshtimet e avokatëve ndaj metodave të policisë në vitin 2018.

Gjyqi do të vazhdojë deri në fund të javës, me katër të pandehur që përballen me akuza për tentativë shantazhi dhe Karim Benzema të akuzuar për bashkëpunim.

Dënimi maksimal për bashkëpunim në tentativën e shantazhit është pesë vjet burg dhe 75,000 mijë euro gjobë. /Telegrafi/

Exit mobile version