Site icon Telegrafi

Fillon festa për Italinë: Azzurët marrin në duar trofeun e Euro 2020

Foto: uefa.com

Italia e mposhti Anglinë në finale të Euro 2020, duke fituar trofeun për herë të dytë në histori.

Azzurët fituan përmes penalltive ndaj Tyre Luanëve, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.

Ndeshja e zhvilluar në Wembley Stadium prodhoi mjaftë spektakël, me shumë raste të shpërdoruara nga të dyja kombëtaret.

Lexo po ashtu Italia mposht Anglinë në finale të Euro 2020 në Wembley - trofeu i dytë në Kampionatin Evropian

Por, përmes 11-metrashave, italianët shënuan tre, për dallim nga anglezët që realizuan vetëm dy herë.

Italia në fund mori trofeun e dytë në histori të futbollit, duke filluar kështu festimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version