Telegrafi

Fillon asfaltimi i një pjese të rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

Rruga "Ali Zeneli" në Mitrovicë

Sot ka filluar asfaltimi i një pjese të rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë gjendjen e rëndë infrastukturore të rrugës “Ali Zeneli” tashmë janë duke e ndryshuar.

“Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i bindur që kjo lagje do të bëhet prej ambienteve më moderne, më të rregullta dhe me hapësira gjelbëruese të integruara në peizazhin urban të Mitrovicës”, ka thënë Hamza.

Hamza ka theksuar se me përkushtim kanë arritur që së shpejti kjo rrugë do të vihet në shërbim të plotë të qytetarëve.

“Kjo rrugë dhe shumë projekte që janë duke u realizuar, Mitrovicën e bëjnë qytet më modern, me mjedise shumë më të mira për qytetarët e saj”, ka thënë tutje kryetari i Mitrovicës, /Telegrafi/