Sot kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
Idrizi ka thënë se projekti përfshin riasfaltimin e rrugës, ndërtimin e kanalizimit fekal, pastrimin e kanalizimit atmosferik që parandalon vërshimet në qytet dhe sinjalizimin horizontal e vertikal.
“Punimet për rehabilitimin e rrugës“Dëshmorët e Kombit” filluan sot. Projekti përfshin riasfaltimin e rrugës me gjatësi 791m, ndërtimin e kanalizimit fekal prej afro 1 kilometri, pastrimin e kanalizimit atmosferik që parandalon vërshimet në qytet, si dhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/