Sot kanë filuar punimet për rehabilitimin e rrugës Akrashticë-Balincë në Komunën e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, vlera e këtij projekti është 937,996.10 euro, shkruan Telegrafi.
“Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e që ka vlerën 937,996.10 euro”, thuhet në njoftim.
Në fillimin e punimeve, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se rruga e re do të lehtësoj lëvizjen pë banorët e kësaj ane.
“Rruga e re që do të ketë edhe trotuar do ta lehtësoj lëvizjen e banorëve të këtyre fshatrave. Urime banorëve të Akrashticës dhe Balincit!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/