Telegrafi

Filloi stinori pranveror në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi mposhti Shkëndijën

Javën që lamë pas u zhvillua xhiroja e 19-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të së cilës u zhvillua edhe derbi i javës në mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Shkupi në derbin e javës që u zhvillua në Kërçovë ka arritur që të mund Shkëndijën me rezultat 2-0. Golat u shënuan nga Alvarez të realizuar në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Trapanovski.

Në xhiron e 19-të poashtu u zhvilluan edhe ndeshjet e tjera të ligës së parë ku Struga Trim Lum barazoi 1-1 me Tikveshin, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov ka pësuar humbje në shtëpi nga Akademia Pandeve me rezultat 0-1.

Rabotniçki mori fitore ndaj Pobedës me rezultat 0:2, ndërsa takimi Bregallnica – Skopje u mbyll me barazim pa gola.

Pas 19 xhirove të zhvilluara në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, në vendin e parë është Struga Trim Lum me 38 pikë, me një më pak në vendin e dytë është Shkupi, ndërsa Shkëndija renditet e treta me 28 pikë./Telegrafi/


Standings provided by Sofascore