Telegrafi

Fillimisht ia kapën faqen, mandej e fyen rëndë dhe gjyqtari spanjoll më nuk duroi: Ndërpret takimin para kohe (Video)

Alaves dhe Atletico Bilbao kanë zhvilluar një ndeshje miqësore para fillimit të sezonit në La Liga.

Në takimin që u mbyll pa fitues në saje të rezultat 2-2, ka ndodh një veprim i pahijshëm në fushë.

Futbollisti i Alvesit, Alexis i indinjuar me gjykimin ka kapur për faqe gjyqtarin, i cili më pas e ndëshkoi me karton të kuq lojtarin.

Por, kjo nuk ishte e tëra pasi që edhe një futbollist i Alavesit u ndëshkua me karton të kuq në të 88 minutë, e cila shkaktoi shumë pakënaqësi te mysafirët.

Këta të fundit filluan ta fyenin gjyqtarin Palencia Caballero, i cili përfundoi ndeshjen para kohe duke u bërë rasti i parë pas shumë viteve në Spanjë.

Për ta parë videon, klikoni KËTU. /Telegrafi/