Ole Gunnar Solskjaer e ka siguruar fillimin më të mirë për një trajner të Manchester Unitedit në tri ndeshjet e para duke regjistruar fitoren e tretë radhazi që nga angazhimi i tij në Old Trafford.
Me dy gola të Paul Pogbas dhe nga një të Marcus Rashford e Romelu Lukaku, Djajtë e Kuq fituan me rezultat 4-1 Bournemouthit, golin e nderit për të cilët e shënoi Nathan Ake.
Vetëm Sir Matt Busby dhe Jose Mourinho i kanë fituar tri ndeshjet e para kur e kanë marrë udhëheqjen e Djajve të Kuq, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka filluar në mënyrë kaq spektakolare me gola sikurse ish-sulmuesi norvegjet.
Gjatë tri ndeshjeve, ndaj Cardiff City, Huddersfield Toën dhe Bournemouth, Unitedi ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar vetëm tre gola.
12 – Manchester United have scored 12 goals over the space of three Premier League matches for the first time since December 21-31, 2011. Enjoyment. pic.twitter.com/TjZ0W70HFr
— OptaJoe (@OptaJoe) December 30, 2018
Nën drejtimin e Busbyt, skuadra e tij i kishte shënuar tetë gola në tri fitoret e para, kurse ekipi i Mourinhos i kishte realizuar vetëm gjashtë gola.
Njëherësh, është hera e parë në shtatë vitet e fundit që Unitedi shënon 12 gola brenda tri ndeshjeve.
Edhe pse është vetëm fillimi, Solskjaer ka arritur që për një kohë të shkurtë ta rikthejë vetëbesimin te skuadra që po bën lojë ofensive.
Për më shumë, është vërejtur një rikthim fantastik në formën e Pogbas, i cili ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit. /Telegrafi/