Përfaqësuesja e Kosovës e ka pasur një rast shumë të mirë në fillimin e ndeshjes historike kundër Finlandës.
Edhe pse është ndeshja e parë në një garë zyrtare për skuadrën tonë, të zgjedhurit e Bunjakut po bëjnë lojë shumë të mirë.
Një super rast e pati Paçarada, i cili pas një depërtimi të bukur, e goditi shtyllën.
Nga ana tjetër, edhe skuadra vendase ka rrezikuar me rastet e veta, por Ujkani dhe faza mbrojtëse janë treguar të vëmendshëm deri më tani. /Telegrafi/